INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrezikohen vizat e Kosovës, 11 vende të BE kundër

Rrezikohen vizat e Kosovës, 11 vende të BE kundër

Publikuar më: 09:20 29-10-2018

Kosova nuk është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit të saj në familjen evropiane. Zyrtarë të lartë të shtetit raportojnë se liberalizimi i vizave me BE është në rrezik. Kosova po merr goditje të fortë nga një numër i madh i shteteve të Bashkimit Evropian në fazën e fundit të procesit të liberalizimit të vizave.
Në takimet e mbajtura së fundi në Bruksel është bërë e ditur se janë më shumë se 10 shtete që e kundërshtojnë heqjen e vizave për Kosovën. Edhe ministrja Dhurata Hoxha ditë më parë ka bërë të ditur për “Zërin” se vendimi për heqjen e vizave mund të mos merret këtë vit, shkruan sot gazeta "Zëri" në Kosovë.
Pritjet e qytetarëve të Kosovës kanë qenë që këtë vit të paktën të merret vendimi për liberalizimin e vizave për zonën Schengen. Por duket se ky proces po rrezikohet seriozisht. Në takimin e fundit të mbajtur nga ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, i njohur si COREPE, është dëshmuar se 12 ose 13 shtete të BE-së ende hezitojnë ta mbështesin një vendim të tillë.

Se vendimi nga institucionet e BE-së mund të mos merret gjatë këtij viti e ka konfirmuar ditë më parë edhe ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha për gazetën “Zëri”.

Article Logic
Execution time: 0.0038089752197266