INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrezikojnë shëndetin për format bombastike? Ky është trendi që po ndjekin vajzat e showbizz-it shqiptar [FOTO]

Rrezikojnë shëndetin për format bombastike? Ky është trendi që po ndjekin vajzat e showbizz-it shqiptar [FOTO]

Publikuar më: 18:48 09-11-2018

Gjithmonë i shohim mjaft të kuruara deri në detaje dhe me forma të cilat jo pak herë na bëjnë të ndjejmë zili, vajzat e showbizz-it shqiptar pa dyshim që duken thuajse perfekte në çdo postim që u hsohim në Instagram apo dhe në klipet e tyre.

Duken aq perfekte sa shpesh harrojmë që në fakt ato punojnë shumë apo dhe kryejnë ndërhyrje për të arritur paraqitjen kaq të dëshiruar nga të gjitha vajzat e tjera.

Por ndonjëherë këto ndërhyrje mund të jenë aspak të shëndetshme e madje dhe të rrezikshme.

A keni dëgjuar për heqjen e brinjëve për ta theksuar belin?

Kjo është një ndërhyrje për të cilën kirurgët e certifikuar thonë se është shumë e rrezikshme dhe ekstreme për t’u bërë për qëllime kozmetike, pasi që funksioni esencial i brinjëve është të mbrojë organet vitale.

Ndër artistet tona të estradës që ka bërë një ndërhyrje të tillë, sipas burimeve të Gazetës Express, është edhe Dafina Zeqiri.

Megjithatë, sipas burimeve, Dafina duket se po përballet me probleme shëndetësore pas kësaj ndërhyrjeje.

Redaksia e Gazetës Express ka provuar të kontaktojë me menaxhmentin e Dafinës për këtë gjë, por nuk kemi arritur të marrim ende ndonjë koment nga ta.

Një tjetër femër e estradës për të cilën është folur se ka bërë këtë ndërhyrje, është edhe Suzana Mushkolaj, e cila njihet për trupin e saj si e një vajze të re.

 
 
 
View this post on Instagram

? #supreme #moneyz #summertour

A post shared by DAFINA (@dafina.zeqiri) on

 

 
 
 
View this post on Instagram

@yllkabrada ?

A post shared by Suzana Mushkolaj (@suzana_mushkolaj) on

Article Logic
Execution time: 0.0036358833312988