INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrezikon të rizgjohet vullkani më i rrezikshëm në botë

Rrezikon të rizgjohet vullkani më i rrezikshëm në botë

Publikuar më: 08:11 03-10-2017

Sipas gazetës “Vauatu Daily Post”, kryeministri Charlot Salwai ka njoftuar se kanë vendosur të evakuojnë banorët e ishullit, pasi Enti Meteorologjik dhe Gjeologjik e ka ngritur në kategori të katërt alarmin e rrezikut pas rritjes së lëvizjeve sizmike në vullkanin Monaro Voui.

Vanuatu nuk është i panjohur për përmbytjet e shumta, erërat e forta si dhe fatkeqësitë e tjera natyrore.

Vendi i vogël i ndodhur në Paqësorin e Jugut u vlerësua si vendi më i rrezikshëm në botë në një studim të Kombeve të Bashkuara në vitin 2016.

83 ishujt e saj, ndodhen në mes të rrugicës së stuhive dhe ndodhen në kufirin e “unazës së zjarrit”, një rrip rreth Paqësorit i prirur për tërmete dhe shpërthime vullkanike.

Pavarësisht nga gjendja e tyre e pasigurt që është realitet i përditshëm, së fundi kryeministri i vendit Charlot Salëai ka urdhëruar evakuimin e të gjithë ishullit Ambae për shkak të kërcënimit nga vullkani.

“Jetët e njerëzve duhet të jenë përparësia jonë e parë,” tha Salëai. “Gjithkush duhet të ikë”.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883