Miss-i shqiptar rrëfen momentin e vështirë.
Blerta Leka është vajza që do të na përfaqësojë në Miss Universe, kompeticionin më të madh të bukurisë që këtë vit zhvillohet në muajin nëntor në Amerikë. E siç e do tradita, Miss-i ynë duhet të realizojë një klip me anë të të cilit duhet të promovojë vendin tonë, por për Blertën nuk ka qenë shumë e lehtë. Në një intervistë për revistën ‘Vip’, 19-vjecarja u shpreh se gjatë realizimit të videoklipit është përballur me një sfidë mjaft të vështirë, pasi ka hipur në një lartësi të madhe duke rrezikuar edhe jetën.
“Ishte një nga skenat më të vështira që kam marrë pjesë deri tani. E vështirë për t’u ngjitur por akoma më e vështirë të qëndroje në 620m mbi nivelin e detit. Dhe kur videografi, Blerti Talelli, kërkonte herë pas here të pozoja symbyllur nuk mendoja më për veten por që video të dilte sa më e bukur, që t’u pëlqente të gjithë shqiptarëve që do të jenë me mua në natën e 26 Nëntorit”- ka thënë 19-vjeçarja.