INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrezikshmëria e ndërtesave nga faktorët natyrorë. Flet për In News kreu i Institutit të Ndërtimit

Rrezikshmëria e ndërtesave nga faktorët natyrorë. Flet për In News kreu i Institutit të Ndërtimit

Publikuar më: 13:36 17-08-2018

Situatat emergjente nga faktorë natyrorë si tërmetet, stuhitë e forta apo përmbytjet me të cilat ka nisur të përballet dhe vendi ynë, kanë rikthyer vëmendjen mbi sigurinë e objekteve. Janë të shumta ndërtimet mbi 100 vjeçare edhe në Tiranë ku Instituti i Ndërtimit ka nisur të marrë gjithnjë e më shumë kërkesa nga institucione dhe ka bërë monitorim të tyre duke nxjerrë dhe akt -ekpertizat. Kjo pohohet dhe nga Drejtori i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu gjatë një intervistë për In Tv.


‘’ Kemi patur kërkesa nga Bashkia për disa rrugë dhe gopdina e kemi përgatitur akt ekspertiza. Jemi shprehur kur ato janë të rrezikshme duke dhënë verdiktin tonë’’ ka thënë Hysenlliu.


Instituti i Ndërtimit është duke kryer gjithashtu një kontroll të imtësishëm dhe të projekteve për rikostruksione apo ndërtime të reja. Kreu i Institutit të ndërtimit ka theksuar se kanë kthyer mbrapsht disa projekte për restaurim të spitaleve me qëllim parandalimin e rreziqeve.


‘’ Kemi një specifikë të veçantë për kontrollin e projekteve. Kemi pasur disa vërejtje edhe tek godiant e spitaleve ku janë thirrur grupet e projektimit që ti korrigjojnë’’ tha Hysenlliu.


E ndërsa risku nga faktorët sizmikë apo fatkeqësitë natyrore të tjera mund të jetë më i pranishëm në godinat e vjetra, më të qetë duhet të jenë ata që jetojnë në banesat e ndërtuara pas viteve 90. Pasi këto objektet sipas specialistëve, kanë më tepër garanci sa i përket qëndrueshmërisë. Si pasojë e tërmeteve të fundit në shkallë vendi janë dëmtuar mbi 100 objekte, ku ndër qarqet më të prekura është dhe Tirana e Durrësi. Për këto objekete të vjetra duke përfshirë edhe urat, specialistët kanë këshilluar kryerjen e një chek up-i.

rreziku_sizmik_tirna.jpg

2_9.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033988952636719