INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rreziku global i goditjes në tru, shqiptarët ndër më të rrezikuarit

Rreziku global i goditjes në tru, shqiptarët ndër më të rrezikuarit

Publikuar më: 09:20 20-12-2018

Një e katërta e njerëzve në mbarë botën janë në rrezik për një goditje në tru pas moshës 25-vjeçare, zbulojnë të dhëna të reja. Shkencëtarët studiuan rrezikun e goditjes në tru në 195 vende nga viti 1990 deri në vitin 2016. Rreziku global u rrit nga rreth 23% në vitin 1990 në rreth 25% në 2016. Kina kishte rrezikun më të lartë për burrat dhe gratë në afro 40 për qind. Në 10 vendet e para të listës me rrezik më të lartë për goditje në tru është edhe Shqipëria. Ne renditemi në vendin e 9-të në listen e 10 më të rrezikuarëve. Edhe vendet e tjera të Ballkanit, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina dhe Maqedonia renditen përkatësisht në vendin e katërt , të pestë dhe të gjashtë. Afrika nënsahariane kishte rrezikun më të ulët në vitin 2016 në 11.8 për qind. Për studimin, e botuar në revistën "New Medicine" të Anglisë, ekipi përdori të dhëna nga Studimi Global i Barrierave të Sëmundjeve i cili mat mortalitetin për shkak të sëmundjeve, lëndimeve dhe faktorëve të rrezikut. Autorët u përqendruan në goditje të herëpashershme që ishin ishemike, të cilat ndodhin kur një enë gjaku që çon në tru bllokohet, një goditje që ndodh kur një enë të gjakut të dobësuar shpërthen. Studiuesit thonë se mjekët duhet të fillojnë të diskutojnë parandalimin e goditjes më herët në jetën e pacientëve të tyre sesa ishte menduar më parë.
10 Vendet me rrezik më të lartë të goditjes në tru
1. Kina: 39.3%
2. Letoni: 37.0%
3. Rumani: 36.2%
4. Mali i Zi: 36.0%
5. Bosnje Hercegovina : 35.7%
6. Maqedonia: 35.2%
7. Serbia: 33.8%
8. Bullgaria: 33.4%
9. Shqipëria: 33.4%
10. Kroacia: 33.0%

Article Logic
Execution time: 0.0044589042663574