INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rreziku i arsenikut në oriz. Studiuesit: Përmban 20 herë më shumë se drithërat [Video]

Publikuar më: 18:28 10-02-2017

Shumë prej nesh janë konsumatorë të rregullt të orizit , por nuk e dinë se ai përmban një helm mjaft të njohur, arsenikun. Arseniku inorganik i cili gjendet në tokë është klasifikuar nga BE në kategorinë kancerogjene, pasi është i njohur për shkaktimin e kancerit tek njeriu. Arseniku ndodhet në tokë dhe marrja e tij në sasi të vogla nëpërmjet ushqimit , nuk përbën problem. Por kultivimi i këtij produkti në toka të përmbytura bën që arseniku të absorbohet në kokrrat e orizit. Kjo është arsyeja se pse orizi përmban rreth 10 deri në 20 herë më shumë arsenik më shumë se kulturat e tjera të drithërave. Prof Andy Meharg ne Universitetin Belfast , i cili ka studiuar arsenikun për dekada të tëra thotë se sa më shumë oriz të hani, aq më i lartë është rreziku . Ai beson se legjislacioni aktual nuk është i rreptë aq sa duhet për të mbrojtur ata që konsumojnë shumë oriz. Doktori është i shqetësuar për fëmijët e foshnjat, të cilat e kanë ushqim të përditshëm orizin. Tek fëmijët niveli i ulët i zhvillimit imunitar, bën që arseniku të ndikojë në zhvillimin e rritjes, dhe në nivelin e inteligjencës. Ky studiues sugjeron edhe një zgjidhje të thjeshtë për të zvogëluar përmbajtjen e arsenikut në gatimet me oriz. Teknika që ai këshillon është lënia e orizit në ujë gjatë natës, para gatimit në një raport 5 masa uji me 1 masë oriz. Kjo ul nivelet e arsenikut me 80%, në krahasim me përdorimin e dy pjesëve ujë me një pjesë oriz pjesë. Ndërkohë lënia në uji redukton nivelet e arsenikut.

Article Logic
Execution time: 0.0031991004943848