INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Rreziku i super virusit', programi italian parashikoi para 5 vitesh gjithë situatën aktuale në mbarë botën

'Rreziku i super virusit', programi italian parashikoi para 5 vitesh gjithë situatën aktuale në mbarë botën

Publikuar më: 22:29 25-03-2020

5 vite më parë emisioni “The Leonardo” duket se ka “parashikuar” në një lloj mënyre situatën në të cilën ndodhet Italia dhe gjithë bota sot për shkak të virusit ‘Covid-19’.

“Shkencëtarët kinezë krijojnë një super-virus të mushkërive nga lakuriqët dhe minjtë. Ai është i nevojshëm vetëm për qëllime studimi, por ka shumë shqetësime. A ja vlen rreziku? Është një eksperiment i sigurt, por shqetësoi shumë shkencëtarë, pasi një një grup studiuesish kinezë “shartuan” një proteinë të marrë nga lakuriqët me virusin Sars dhe pneumoni akute të marra nga minj, duke krijuar një super-virus që mund të prekë njerëzit. Mbetet i mbyllur në laboratore, sigurisht. Ai shërben vetëm për arsye studimi, por ia vlen të ndërmarrësh një rrezik, të krijosh një kërcënim kaq të madh, thjesht që të mund ta ekzaminosh”, thuhet në atë emision i rikthyer sot në vëmendje nga mediat italiane.

Ish-zëvendës kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini ka publikuar videon në fjalë nga emisioni italian “Leonardo” në vitin 2015, i cili është kthyer sërish në vëmendjen e të gjithëve për shkak të gjithë situatës delikate.

Sipas emisionit, ky virus gjendet tek lakuriqët e llojeve mjaft të zakonshëm, të quajtur “Hundë patkua” me virusin Sars.

Në këtë emision është parashtruar gjithashtu ideja se virusi i krijuar dëmtonte rëndë mushkritë dhe rrugët e frymëmarrjes tek çdo njeri.

Të gjitha këto “përplasje” kanë bërë që dyshimet e njerëzve të shtohen edhe më shumë duke menduar se e gjitha kjo situatë, ka qenë e indiciuar që prej shumë kohësh./revistawho.com

 

Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881