INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rreziku nga gjalpi është vetëm gojëdhënë. Ja faktet mjekësore…

Rreziku nga gjalpi është vetëm gojëdhënë. Ja faktet mjekësore…

Publikuar më: 09:45 02-07-2016

Gjalpi nuk i bën mirë zemrës, tensionit madje dhe trurit. Kjo është tashmë vetëm një legjendë urbane, pasi një studim i ri ka zbuluar se ai nuk është i rrezikshëm për shëndetin. Madje ai është dhe kurativ mund të ulë edhe rrezikun për prekjen nga diabeti.

Shkencëtarët kanë zbuluar se një lugë gjelle gjalpë në ditë ka ndikim të ulët tek vdekshmëria, dhe nuk ka asnjë lidhje me sëmundjet kardiovaskulare dhe goditjet në tru.

Në studimin më të fundit, shkencëtarët nga një Universitet në Boston analizuan rezultatet e nëntë studimeve të publikuara që nga viti 2005 nga 15 shtete, përfshirë këtu Amerikën, Britaninë dhe Evropën. Rezultatet u bazuan tek rreth 640 mijë të rritur të moshës nga 44-71 vjeç. Studimet në total kanë përfshirë 28 mijë vdekje, gati 10 mijë raste me sëmundje kardiovaskulare dhe 24 mijë raste me diabet.

Pasi analizuan të gjitha rezultatet e studimeve, hulumtuesit shkencorë dolën në përfundimin se një racion me gjalpë në ditë, 14 g ose gati një lugë gjelle, lidhet me një rrezik prej 1% të lartë të vdekjes. Konsumimi i gjalpit nuk kishte asnjë “lidhje të dukshme” me asnjë sëmundje kardiovaskulare, si sëmundjet koronare të zemrës dhe goditjet në tru.

Studimi tregon gjithashtu se personat që konsumojnë çdo ditë gjalpë janë 4% më pak të rrezikuar të vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Megjithatë, këto rezultate sipas ekspertëve nuk tregojnë se ju duhet ta teproni me gjalpin.

Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711