INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rreziku nga plastika. Shishet plastike mbajnë baktere, që shkaktojnë sëmundje [VIDEO]

Publikuar më: 12:26 29-06-2017

Shishet plastike nuk duhet të përdoren më shume se 1 herë.  Dhe arsyeja se pse ato nuk duhet të përdoren  janë bakteret, dhe numri i madh i tyre që mund të gjenden në plastikë. Studiuesit anglezë testuan shishet e ujit pasi secila prej tyre ishte përdorur nga një atlet për një javë rresht. Ata zbuluan se numri më i madh i baktereve kishte arritur mesatarisht mbi 900,000 njësi koloni formuese për cm katror. Kjo është një sasi bakteresh më shumë se mesatarja që gjenden në ndenjësen e tualetit. Studiuesit gjithashtu zbuluan se 60 për qind e mikrobeve që u gjetën në shishet e ujit ishin në gjendje t'i sëmurnin njerëzit. Përveç kësaj një shqetësim tjetër është ai i përmbajtjes së kimikatit  Bisphenol A (Bisfenol A) i cili përdoret në prodhimin e plastikës dhe mendohet se shpërbën hormonet.  Edhe zyrtarisht është konfirmuar se Bisfenol ka potencial për të vepruar në pijen me të cilën mbushet shishja plastike. Megjithatë, studiuesit kanë sugjeruar që bëhen më shumë kërkime për ndikimet e kimikatit tek njerëzit. Ata bëjnë thirrje që të ndalohet përdorimi i tij pasi mund të shkaktoj një numër në rritje të sëmundjeve njerëzore, të tilla si kanceri i gjirit, sëmundjet e zemrës dhe defektet gjenitale të lindura.

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668