INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rreziku nga ushqimet. Prodhuesit po përdorin kimikate që shkaktojnë kancer [Video]

Publikuar më: 18:20 24-01-2017

Alarmi për shëndetin ngrihet sërish pak pas paralajmërimit të bërë për rreziqet që vijnë nga ngrënia e bukës së thekur, tostit dhe patatet me mish të pjekur.  Produktet e fundit të përfshira në listën e rrezikut përfshijnë çipsat, biskotat, kafen dhe disa produkte të tjera.  Sipas Agjencisë së Standardeve të Ushqimit, 25 produkte kanë ngritur nivelet e kimikatit akrilamid. Disa studime të kryera te kafshët sugjerojnë se ky kimikat mund të shkaktojë mutacione të ADN-së si edhe kancer.  Kimikati akrilamid është shkaktar për rrezikun mbi produketet e skuqura, ushqimet e pjekura dhe të thekura, të tilla si, patate dhe bukë. Agjencia paralajmëroi se çdo rrezik për njerëzit është i lidhur me konsumin e përditshëm, pra nuk bëhet fjalë për ushqime të rastit. Por studiuesi David Spiegelhalter thotë se,  “nuk ka asnjë provë të saktë që të vertetojë  dëmin që u shkaktohet njerëzve nga  konsumimi i akrilamid në dietën e tyre”. Agjencia raporton se testet e produkteve kanë treguar se është ngritur niveli i këtij kimikati të përdorur në këto produkte. Sipas tyre, nëse vlerat treguese nuk janë në kufijtë maksimalë të lejuar me ligj, as produkti nuk është i sigurt.

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127