INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rreziku nga “varri i akullt”. Shkrirja do të lëshojë në atmosferë kimikate [Video]

Publikuar më: 17:59 01-02-2017

Një herë e një kohe mendohej se 'varri i akullt' i bazës ushtarake të Luftës së Ftohtë i quajtur ‘Kampi i Shekullit’ do të mbetej i mbyllur përgjithmonë duke mbajtur brenda miliona gallon mbetje të depozituara. Ky Kamp nëntokësor mban mbi 50.000 litra naftë, rreth 6 milionë litra të ujërave të zeza, si dhe një sasi të panjohur të mbeturinave të nivelit të ulët radioaktiv. Shkencëtarët tani vlerësojnë se bora dhe akulli që vulosi bazën do të shkrihen deri në fund të shekullit, si rezultat i ndryshimit të klimës. Kjo mund të sjellë dhe rrezik pasi potencialisht do të shoqërohet me lirimin e kimikate të rrezikshme. Hartat e reja tregojnë se zona do të humb akullin nga sipërfaqja rreth vitit 2090. ‘Kampi i Shkekullit’ u ndërtua në vitin 1959 në veriperëndim të Grenlandës nga inxhinierët e Korpusit të Ushtrisë Amerikane , 8 m nën sipërfaqen e akullit. Ajo ishte një nga pesë bazat e ndërtuara pranë Air Force Base në Thule, me qëllim studimin e teknikave të ndërtimit dhe kërkimit shkencor në Arktik. Plani fillestar ishte për të ndërtuar 2.500 milje tunele të cilat do të zinin një sipërfaqe prej 52.000 kilometrash katrorë – sipërfaqe më e madhe se territori i Anglisë. Në vitin 1996 ajo u braktis për shkak se akulli kishte filluar të shtypte kampin. Në atë kohë ushtarët kishin ndërtuar dy milje tunele dhe një strukturë për spital, teatër, kishën dhe një dyqan për 200 banorët e saj.

Article Logic
Execution time: 0.021722078323364