INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rreziku për sulme, ja vendet më të kërcënuara

Rreziku për sulme, ja vendet më të kërcënuara

Publikuar më: 09:36 30-06-2016

Sipas Zyrës së Jashtme britanike që ka publikuar një hartë me nivelet e ndryshme të rreziqeve që reflekton rritjen e mundësive për sulme terroriste rreth Europës.
 
Në listën e 7 vendeve më të rrezikuara janë Britania e Madhe, Belgjika, Gjermania, Franca, Spanja, Turqia dhe Rusia. Shqipëria renditet mes vendeve ku rreziku ekziston edhe pse është i fshehur. Italia, Holanda, Greqia dhe Austria listohen mes vendeve me “rrezik të përgjithshëm”.

“Ataturku” u rihap për fluturime disa orë pasi 3 atentatorë vetëvrasës shkaktuan dhjetëra viktima e të plagosur, por sulmi nxori në pah se si aeroportet ndërkombëtare tani konsiderohen si shënjestra të buta për ISIS-in.

Zyra e Jashtme britanike këshillon pushuesit të flasin me kompanitë ajrore për informacione të përditësuara para se të ndërmarrin ndonjë udhëtim. Ajo paralajmeron gjithashtu qytetarët të mos udhëtojnë brenda një rrezeje prej 10 km në kufirin sirian dhe qytetin turk të Dijarbakir.

Article Logic
Execution time: 0.0026710033416748