INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rreziku që ju kanoset të rinjve. Tumoret po prekin edhe 20 dhe 30 vjeçarët [Video]

Publikuar më: 18:24 10-03-2017

Mjekët e specialiteteve të ndryshme japin alarmin e sëmundejeve të rënda që po prekin gjithnjë e me shumë si viruse të rinjtë në Shqipëri. Bëhet fjalë për sëmundje që pak vjet më parë mendohej se shtriheshin vetëm te moshat e treta. Edhe pse nuk ka studime me shifra të përgjithshme mjekët ngrenë shqetësimin për specialitetet që mbulojnë. Bëhet fjalë për sëmundjet onkologjike, të cilat po përhapen me shpejtësi te moshat e reja. Kirurgu Onkolog Helidon Nina, pranë spitalit Onkologjik në QSUT tregon se janë shtuar rastet e prekjes nga këto sëmundje tek të rinjtë, duke filluar që nga mosha 20 vjeç. Si shembull dr. Nina merr kancerin e gjirit, është një nga sëmundjet që po prek femrat e reja në moshë.
Po cilët janë shkaktarët e rritjes së sëmundjeve kancerogjene së frikshme që po përhapen me shpejtësi mes të rinjve? Mjekët tregojnë se shkaktarë janë një sere faktorësh, si mënyra e jetesës apo faktori gjenetik.
Një tjetër alarm për sëmundjet e rënda, kësaj rradhe në aparatin tretës te të rinjtë vjen nga mjeku Gastroenterolog, Endoskopist Altin Cekodhima . Sipas tij 2 % e rasteve ndodhin nën moshën 40 vjeçare. Por ai shton se në 96 për qind të rasteve, testet gjenetike nuk ndihmojnë në përcaktimin e riskut. Ky lloj kanceri është sëmundja e tretë më e diagnostikuar ndër sëmundjet tumorale dhe zë vendin e dytë për vdekjet nga tumori në burra dhe gratë.

Article Logic
Execution time: 0.0034339427947998