INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëzimi i avionit në Ishëm, PD: Tahiri të ndiqet penalisht

Publikuar më: 12:13 16-09-2016

Partia Demokratike është e bindur se ka qënë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ai që ka dekonspiruar të gjithë hetimet për ngjarjen në Ishëm, ku një avion ra një ditë më parë. Dhe kjo ka një arsyeje të fotë sipas demokratëve, ku thonë se Ministri Tahiri është vënë në shërbim të kartelit të drogës.
Flamur Noka:
“Është pikërisht Saimir Tahiri njeriu që nxori lajmin mbrëmë se piloti italian i rënë me avion në Ishëm, ka nisur të rrëfejë se kishte ardhur për të transportuar drogë e të tregojë porositësit. Saimir Tahiri ka nxjerrë sekretin hetimor, ka prishur hetimet. Kjo është jo vetëm një provë e lidhjes së drejtpërdrejtë me bandat e trafikantët, por është po ashtu një vepër e rëndë penale, për të cilën ai duhet të mbajë përgjegjësi”.
Në këto kushte opozita ka një thirrje të drejtpërdrejtë ndaj organeve të hetimit.
Flamur Noka:
“Partia Demokratike i kërkon prokurorisë ta hetojë me shpejtësi dhe vendosmëri këtë skandal dhe autorin e vërtetë të këtij krimi. Krimin nuk e kanë kryer gazetarët që transmetojnë lajmin. Krimin e ka kryer  burimi që ka dhënë lajmin. Krimin e ka kryer Saimir Tahiri. Ai duhet të merret menjëherë, sot, në ndjekje penale e të japë llogari para ligjit.

Article Logic
Execution time: 0.0041859149932861