INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëzimi i avionit, piloti italian nuk mundi të ulej në pistën e “Aeroportit të Ishmit”?  [VIDEO]

Rrëzimi i avionit, piloti italian nuk mundi të ulej në pistën e “Aeroportit të Ishmit”? [VIDEO]

Publikuar më: 20:28 15-09-2016

Një avion privat u rrëzua ditën e sotme në Ishëm, dhe ishte deputeti i opozitës Flamur Noka ai që e tha këtë në seancën e sotme parlamentare, madje duke akuzuar se ky avion ishte një tjetër “mushkojnë” me drogë. Mirëpo policia e cila fillimisht nuk kishte dijeni, ka lajmëruar se një avion italian ka ndaluar në Ishëm, prej një defekti, por në të nuk rezultojnë ngarkesa me lëndë narkotike siç pretendon deputeti Noka. Nga ana tjetër Prokuroria thotë se avioni i pilotit italian është ulur pa probleme në tokë, por është rrëzuar gjatë kohës që po tentonte të ngrihej sërish në fluturim. Përpos dyshimeve të prokurorisë se diçka fshihet, Ora Neës ka filmuar me dron zonën ku u rrëzua avioni. Nga pamjet e filmuara shihet qartë që në zonë ka një pistë të posaçme për fluturimet e avionëve të vegjël.
Në pamjet tregohet pista prej 1.5 km e përgatitur për uljen e avionëve.Zona në fjalë nuk është e banuar nga njerëzit, ndërsa ka shumë bimësi.
Në polici janë shoqëruar dhe disa banorë të zonës ndërsa pritet të arrestohet dhe pronari i tokës ku është ndërtuar pista.

Article Logic
Execution time: 0.0034999847412109