Në kryesfidën e javës së 27-të të Premier Ligës, Mançester Junajtidi mposhti 3-2 Arsenalin në “Old Traford” duke marrë tri pikë të çmuara në betejën për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Por më tepër sesa për suksesin, diskutimet dhe komentet pas ndeshjes kanë në qendër trajnerin e “Djajve të Kuq”, Luis van Gal.
Kamerat kanë kapur çastin kur tekniku holandez shtrihet përtokë në përpjekje për t’i shpjeguar gjyqtarit të katërt mënyrën se si Aleksis Sançez kishte simuluar në fushë.
Pas ndeshjes, 64-vjeçari kërkoi ndjesë për veprimin: :U kërkoj falje gjyqtarëve, ishte një veprim emocional".
Ndërkaq, në rrjetet sociale nuk kanë vonuar komentet e tifozëve, sipas të cilëve aktrimi i Van Galit është i denjë për çmimin “Oscar”.