Një person ka humbur jetën ditën e sotme në zonën e Paskuqanit.
Mësohet se viktima është 50-vjeçari me inicialet E.GJ, i cili është rrëzuar aksidentalisht dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes ku humbi jetën 50-vjeçari. Ndërsa shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të vdekjes.