Autobusi i skuadrës së njohur argjentinase, Huracan është rrëzuar rrugës duke u kthyer nga Venezuela pas përballjes në Kupën e Amerikës së Jugut me skuadrën e Caracas.
Autobusi me futbollistët e skuadrës është përmbysur në një rrugë kodrinore në Venezuelë. Raportohet se të gjithë futbollistët kanë shpëtuar, por që disa prej tyre kanë lëndime.
Shkak i rrëzimit thuhet se ka qenë rrëshqitja e dheut në rrugë që ka bërë autobusin të humbas drejtimin.