Një Boing 737 është rrëzuar në Rusi! Fatmirësisht nga ky aksident i tmerrshëm u shpëtuan 170 persona, pasagjerë dhe persona nga ekuipazhi.
Pas aksidentit të tmerrshëm, ku fatmirësisht arritën të shpëtonin të gjithë, e thënë ndryshe një mrekulli që zor të ndodhë sërish pas një aksidenti të tillë, udhëtarët kanë treguar për mediat e huaja se ishte një tmerr i vërtetë...
Pasagjerët kanë treguar se kanë nxituar me sa kanë mundur për tu hedhur jashtë avionit, madje kanë nxjerrë edhe fëmijët, me besimin se do të shpëtonin duke rënë në det.
Ekipet e shpëtimit arritën të evakuojnë udhëtarët dhe ekuipazhin e kabinës nga avioni Boing 737, raportojnë mediat e huaja.
Të 170 udhëtarët dhe ekuipazhi arritën të shpëtonin nga rrënojat në Soçi në Detin e Zi të Rusisë. Ndërkohë qe një punonjës i aeroportit që ndihmonte në misionin e shpëtimit vdiq nga një atak në zemër në vendngjarje.