INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëzohet avioni rus me 92 persona në bord

Rrëzohet avioni rus me 92 persona në bord

Publikuar më: 09:36 25-12-2016

92 të vdekur, ky është bilanci i avionit rus që u rrëzua ditën e sotme në Detin e Zi.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet ruse. Mësohet se avioni ishte nisur nga Moska me destinacion bazën ruse në Latakia të Sirisë. 

Pas kërkimeve të para, pjesë të avionit janë gjetur në Detin e Zi.

Në bord kanë qenë 92 persona, duke përfshirë gazetarët, ushtarakëve dhe muzikantë të ansamblit të famshëm Aleksandrov. 9 ishin gazetarë midis të cilëve edhe 3 të Channel On Rusia, një korespondent i kanalit televiziv NTV, Mikhail Luzhetsky, kameramani Oleg Pestov dhe tekniku i audios Evgeny Tolstov, dhe tre gazetarë të kanalit televiziv Zvezda Tv, korrispondenti Pavel Obukhov, kameramani Aleksandr Suranov dhe asistenti Valery Rzhevsky.

Ndërsa, 64 nga personat në bord ishin pjesëtarë të ansamblit  Aleksandrov, tetë ushtarë, dy nëpunës civilë, një anëtar i OJQ dhe tetë anëtarë të ekuipazhit.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve te rënies së tij

Article Logic
Execution time: 0.003629207611084