Një helikopterë me turistë është rrëzuar në Grand Kanion, në Arizona të SHB-së duke lënë tre të vdekur dhe katër persona të plagosur. BBC raporton se “Autoriteti Federal i Aviacionit ka bërë të ditur se përplasja ka ardhur për shkak të problemeve serioze teknike të helikopterit gjatë fluturimit. Helikopteri, i kompanisë ajrore Eurocopter u rrëzua rreh orës 17:20 të kohës lokale. Një tjetër helikopter po nga e njëjta kompani u rrëzua gjatë një shëtitje në Brooklyn në vitin 2001 duke lënë pesë njerëz të vdekur. Që nga ajo kohë kompania ka qenë pjesë e disa testimeve të ndryshme për sigurinë. Ende nuk janë të qarta shkaqet që dërguan deri në këtë aksident me fatalitet, po ashtu edhe viktimat deri në këto momente janë të pa identifikuara. Grand Kanion është më shumë se 1.6 kilometra i thellë dhe mbetet njëri nga vendet kryesore që tërheq turistët në SHBA.