Një helikopter rus është rrëzuar në rajonin e Krasnoyarsk Territory, ndërsa mediat thonë se janë regjistraur të paktën 19 viktima.
Ministria e Emergjencave të Rusisë tha se helikopteri MI-8 u rrëzua në orën 03:20, rreth 180 kilometra larg nga qyteti i Igarkës. Ministria nuk dha detaje të mëtejshme, ndërsa mediat ruse cituan burime policore, duke thënë se tre anëtarë të ekuipazhit dhe 16 pasagjerë u vranë. Aktualisht është ngritur një grup pune, që po heton për të zbardhur shkaqet e rrëzimit të helikopterit, proces që pritet të zgjasë disa ditë.