INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Rrëzohet’ Kodheli, kërkoi për shpifje 50 mijë euro nga Reila Bozdo e PD-së

‘Rrëzohet’ Kodheli, kërkoi për shpifje 50 mijë euro nga Reila Bozdo e PD-së

Publikuar më: 12:43 12-02-2018

Ish-ministrja Mimi Kodheli do të detyrohet të paguajë të gjitha shpenzimet gjyqësore në cështjen e hapur me Reila Bozdo, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Ishte ky vendimi i marrë nga Gjykata e Tiranës.

Kodheli në vitin 2015 ka paditur Bozdon për  'Shkaktim dëmi’ duke kërkuar që Bozdo të përgënjështronte një deklaratë ku akuzonte qeverinë se i kishte dhënë tenderin për vëzhgimin e hapësirës detare një dyqani celularësh.

Në atë kohë Kodheli kërkoi që gjykata ta detyronte të paditurën që ta shpërblente në masën 50.000 euro dhe të përgënjështronte deklaratën ku akuzonte ish-ministren se ia kishte dhënë tenderin një dyqani celularësh në rrugën e Durrësit.

Article Logic
Execution time: 0.0023031234741211