INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëzohen me 10 kg tritol 3 ndërtesa në Tiranë

Rrëzohen me 10 kg tritol 3 ndërtesa në Tiranë

Publikuar më: 10:20 25-08-2016

Një objekt rreth 30 metër i lartë është shembur me shpërthim të komanduar në Tiranë, në kuadër të projektit të bulevardit të ri të Tiranës. Sipas të dhënave, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit kreu shpërthimin e telekomanduar me eksploziv të objektit ushtarak, në të cilin janë hapur plot 120 vrima, ku u vendosën lëndë shpërthyese C4. Mësohet se për të shembur ndërtesën e lartë, në trupin e objektit, janë vendosur 10 kilogramë lëndë shpërthyese C4.
Drejtuesja e IKMT tha se ekspertët kishin bërë studimin dhe kanë vendosur që rrëzimi i këtyre tre ndërtesave të jetë i pjesshëm.
Dallëndyshe Bici:
“Është bërë studimi dhe ekspertet kanë thënë se kjo ishte mënyra më e mirë për të rrëzuar 3 ndërtesat rreth 30 metra të larta. Kjo ishte mënyra më e mrië për të rënë objekti për shkak të lartësisë së objektit. Mjetet të rënda të Inpektoriatit tashmë po punojnë në këmbët e objektit. Ndërkohë puna po vazhdon akoma për pastrimin e plotë.
Njoftimi i IKMT:
“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shembë me shpërthim të kontrolluar një objekt të përbërë nga tri kulla. Lartësia e objektit mendohet të jetë rreth 30 metra. Specialistët e IKMT me mbështetjen e xhenierëve nga Ministria e Mbrojtjes, janë duke kryer procedurat e fundit para shpërthimit që mendohet të kryhet ditën e enjte. Në trupin e objektit, i cili do të shembet në kuadër të projektit të bulevardit të ri të Tiranës, do të hapen 120 vrima ku mendohet të vendosen 10 kilogramë lëndë shpërthyese C4”. 

Article Logic
Execution time: 0.0042970180511475