Të paktën 32 persona kanë humbur jetën pasi një avion mallrash nga Hong Kongu u rrëzua në Kirgistan sipër disa banesave. BBC shkruan se avioni boing 747 u rrëzua në afërsi të aeroportit Manas, rreth 25 kilometër në veri të kryeqytetit Bishkek.
Të paktën 15 ndërtesa janë shkatërruar dhe mes viktimave raportohet se ka edhe shumë fëmijë. Fluturimi TK 6491 ishte duke bërë një ndalesë në Manas, rrugës për në Stamboll, kur edhe u rrëzua.
Raportimet thonë se avioni ishte turk dhe fluturonte nën emrin “My Cargo”, por qeveria e Kirgistanit tha se fluturimi ishte nën emrin e Turkish Airlines.
Shkaku i këtij aksidenti ende nuk bëhet i ditur, por për shkak të pranisë së mjegllës së dendur shikueshmëria ishte shmë e pakët.