Një avion i vogël është rrëzuar mbrëmjen e djeshme në Larisa të Greqisë, e për pasojë dy persona kanë humbur jetën.Sipas mediave greke, kanë humbur jetën pronari i avionit, një 43-vjeçar grek, i njohur si sipërmarrës në fushën e marketingut dhe të shpërndarjes së kafes.
Ai ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.
Viktimë tjetër është 34-vjeçari grek, pilot i Forcave Ajrore. Të dy udhëtonin ne avionin e vogel dyvendesh.
Alarmi për zhdukjen e avionit u dha rreth orës 21:00 me orën lokal.
Mjeti fluturues duhej të ishte ulur në aeroportin e Terpsitheas në orën 20:30.
Ishin banorët e zonës ku u rrëzua avioni të cilët ngritën alarmin te autoritetet.
Trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës.
Teksa mbeten mister shkaqet e rrëzimit të avionit.