Më shumë se 300 vetë janë plagosur pasi një skelë druri u rrëzua në ujë gjatë një festivali spanjoll në qytetin e Vigo. Shëtitorja prej druri u rrëzua gjatë këngës së parë të këngëtarit Rels B, i cili i ftoi njerëzit që të kërcenin në festivalin e kulturës O Marisquino. Mbi 300 njerëzve iu është dhënë ndihma mjekësore pas incidentit dhe nuk raportohet për të vdekur, por për 4 të humbur.
Abel Caballero, kryebashkiaku i Vigo, përjashtoi mundësinë që ata të mund të ishin bllokuar nën platformën e shembur, pasi shpëtuesit skanuan zonën dy herë me kamera termike.