Edhe pse pa dashur, Luana Vjollca është kthyer në “mollë sherri” mes dy djemve.
Teksa ka qenë në shoqërinë e të dashurit të saj, Krenar Çoçaj, Luana është përndjekur nga një fans i çmendur që ka tentuar të flasë me moderatoren. Besmir Lila, 31 vjeç i cili banon në Londër, ka qëlluar me grushta të dashurin e Luanës. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 19:00 në zonën e unazës së re në Tiranë, kur Krenari është futur për ta larguar personin që i ngacmonte të dashurën ndërkohë që është qëlluar me grushta prej tij. Pas kësaj, policia ka arrestuar menjëherë 31 vjeçarin të cilit pasi iu bë kontrolli fizik, ju gjet dhe ju bllokua një pistoletë.
Nga profili i tij ne rrjetet sociale, duket që Besmiri është një fans i çmendur i Luanës, pasi e ndjek në çdo postim dhe i bën “share” fotot që ajo publikon në Facebook-un e saj.