Ish-Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Ilo Mele është rrahur brutalisht nga dy persona.
Dyshohet se shkak për dhunimin e tij janë bërë konfliktet e pronësisë.
Për këtë ngjarje policia ka arrestuar shtetasit A.M, dhe Gj.M, banues në fshatin Qinam të Kolonjës.
“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A.M, dhe Gj.M, banues në fshatin Qinam, Kolonjë. Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Skorovot, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive pronësie, dyshohet se kanë goditur me sende të forta në trup shtetasin I.M, banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme