INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrihte gruan dhe abuzonte seksualisht me vajzën, nisin hetimet për shqiptarin

Rrihte gruan dhe abuzonte seksualisht me vajzën, nisin hetimet për shqiptarin

Publikuar më: 12:47 02-09-2018

Një shqiptar 51 vjeç akuzohet nga policia italiane për dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tij të mitur.  Disa muaj më parë E.G. një shqiptar 51-vjeçar u kthye në qendër të vëmendjes së medieve sepse kishte rrahur gruan e tij vetëm se ajo kishte harruar t'i blinte verë. Mediet italiane shkruajnë se 51-vjeçari e rrihte vazhdimisht gruan e tij 39-vjeçaren e cila e kishte denoncuar edhe në polici për keqtrajtim apo edhe dhunë seksuale ( e detyronte shpeshherë të kryente marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj). Por më e rënda e gjithë historisë është fakti që burri ngacmonte seksualisht edhe vajzën e tij më të madhe që në moshën 12 vjeçare. Sipas asaj që deklaron vajza e tij, tashmë 17 vjeç, babai sa herë që ajo ishte vetëm shfrytëzonte rastin për ta prekur atë në pizhame apo edhe në zonën intime. 51-vjeçari është duke u hetuar për dhunë seksuale. Përsa i përket krimeve të abuzimit në familje dhe dhunës seksuale ndaj gruas së tij, shqiptari duhet të përballet me vendimin e gjykatës më 18 dhjetor.

Article Logic
Execution time: 0.0033981800079346