INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrihte gruan për çdo ‘like’ që merrte në Facebook , i ati e denoncon pas dhunës ndaj së shoqes

Rrihte gruan për çdo ‘like’ që merrte në Facebook , i ati e denoncon pas dhunës ndaj së shoqes

Publikuar më: 13:57 30-11-2017

Nga goditjet e marra nga i shoqi xheloz, gruaja është detyruar t’i nënshtrohet një operacioni në fytyrën e saj.

I shoqi e godiste Adolfina Camelli Ortigozan, sa herë që dikush pëlqentë fotot e saj në Facebook. 21 vjeçarja nga Paraguai ishte dhunuar vazhdimisht nga bashkëshorti 32 vjeçar derisa e shpërfytyroi atë totalisht në trup dhe në fytyrë. ‘Pedro Heriberto Galeano bëhej i dhunshëm menjëherë kur dikush nga miqtë e saj në Facebook reagonte në foton e saj. Galeano kontrollonte llogarinë e Adolfinës dhe postonte foto të ndryshme të bashkëshortes, u shpreh avokati. Megjithatë miqtë e gruas nuk e kishin idenë se sa herë ata pëlqenin ndonjë foto, ndaj saj ushtrohej dhunë brutale.

Ka qenë babai i tij që ka lajmëruar policinë dhe ka denoncuar djalin në polici pasi kishte frikë se gruaja mund të vdiste. Ajo iu nënshtrua operacioneve të rindërtimit të pjesës së hundës dhe buzëve.

Akuzat që bien ndaj tij janë ato për ushtrimin e dhunës, rrëmbim, shtrëngim me të cilat rrezikon deri në 30 vite burg. 

Article Logic
Execution time: 0.0041348934173584