INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrini shumë para kompjuterit? Ja 10 këshilla praktike si të mbroni shikimin tuaj

Rrini shumë para kompjuterit? Ja 10 këshilla praktike si të mbroni shikimin tuaj

Publikuar më: 21:47 11-03-2018

Si të mos mjaftonin kompjuterët, tani syve u është shtuar edhe një armik tjetër, telefonat e zgjuar “smartphone” që na detyrojnë të qëndrojnë shumë kohë përpara tyre.

Në fakt, kur përdorni për shumë kohë celularin dhe kompjuterin, shikimi është i pari që vihet në rrezik. Për këtë arsye “American Academy of Optometry” ka hartuar një lloj udhëzuesi për të shpëtuar sytë e njerëzve (por edhe shpinën) nga “stili i konsumit” të kompjuterit dhe gabimet e ndryshme.

1) Sipas “American Academy of Optometry”, gjëja e parë që duhet bërë është mbajtja pastër e ekranit të kompjuterit për të shmangur lodhjen e syve dhe nëse përdorni “smartphone”, përpiquni të mos e ekspozoni në dritën e diellit.

2) Zgjidhni sfonde me ngjyrë gri, jo të hapur ose të bardhë, sepse sytë do të lodhen më pak.

3) Mbani distancën e duhur mes vetes dhe monitorit të kompjuterit. Kjo largësi është e barabartë me gjatësinë e krahut tuaj të shtrirë.

4) Pozicionojeni ekranin pak cm mbi lartësinë e syve dhe në mënyrë që të mos e reflektojë dritën.

5) Rregulloni ndriçimin e monitorit në bazë të orarit që përdorni kompjuterin.

6) “Kujdesuni për sytë”: kështu shkruajnë ekspertët amerikanë. Në fakt duke mos ia ndarë sytë ekranit të kompjuterit, shpesh e harrojmë këtë rregull të thjeshtë, që është shumë i rëndësishëm për të mos dëmtuar sytë.

7) Mos harroni rregullin e “20-20-20”: në Amerikë nënkupton që çdo njëzet minuta punë para kompjuterit, të bëni një pushim prej 20 sekondash, duke e llogaritur me një shëtitje prej 20 hapash, ose 6 metra. Nëse nuk dëshironi që të jeni kaq të përpiktë, atëherë janë të mjaftueshme, pushimet disa minutëshe çdo gjysmë ore punë, gjë që i lejon sytë të pushojnë.

8) Përdorni syze mbrojtëse. Sipas specialistëve amerikanë duhet të blini medoemos një palë syze, që t’i përdorni veçanërisht kur punoni para kompjuterit. Syzet qartësojnë shikimin dhe çlodhin sytë.

9) Bëni kujdes edhe me përdorimin e “smartphone”-ve. Distanca e duhur mes celularëve dhe syve duhet të jetë sa ajo e krahut të shtrirë, me dorën që mbani telefonin dhe pak më poshtë nivelit të shpatullave. Zakonisht edhe shpatullat i mbajnë në pozicionin e gabuar, si kur shkruajmë në kompjuter, ashtu edhe kur mbajmë në dorë celularin.

10) Nëse jeni mbështetur mbi një tavolinë, është mirë që të mbani tastierën në një gjatësi të atillë që shpatullat të mos kontraktohen, por të jenë të lira. Mund ta ndihmoni veten duke qëndruar drejt.

Article Logic
Execution time: 0.0038208961486816