INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrinte duarkryq kur Marvi Mihali po hante thika në trup, flet roja: Nuk doja të kisha probleme me...

Rrinte duarkryq kur Marvi Mihali po hante thika në trup, flet roja: Nuk doja të kisha probleme me...

Publikuar më: 18:41 24-12-2018

Vrasja barbare e Marvi Mihalit, 22-vjeçarit në datë 31 korrik 2017, tronditi mbarë opinionin publik shqiptar.

Përtej skenës së tmerrshme të krimit, po aq i tmerrshëm u cilësua dhe reagimi i rojës private të kazinosë, Besim Sokolaj. Ai shikonte gjithçka herë me duar në xhepa, herë me duart kryq.

Ndërsa autorët i ngulnin thikat Marvit, roja shikonte gjakftohtë dhe s’lëvizte as gishtin, edhe në momentin kur autorët u larguan.

Sot roja, Besim Sokolaj ka dhënë dëshminë e tij në seancën gjyqësore të radhës dhe është shprehur se nuk e kishte parë momentin e vrasjes së Marvit, por vetëm një përleshje mes disa të rinjve.

Ai tha se nuk kishte ndërhyrë pasi nuk donte të rrezikonte vendin e punës. Pas deklaratës së tij i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i prindërve të Marvi Mihalit të cilët thanë në gjykatë se djali i tyre mund të kishte shpëtuar nëse roja do kishte reaguar me shpejtësi.

Article Logic
Execution time: 0.0032680034637451