INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rriten interesat e kredive, në muajin Maj pagesat ishin 2% më të larta

Rriten interesat e kredive, në muajin Maj pagesat ishin 2% më të larta

Publikuar më: 13:02 03-07-2017

Kush ka marr një kredi përgjatë muajit maj e ka ndjerë që interesat kanë qenë më të larta se muaj më parë.
Këtë gjë e ka konfirmuar dhe banka e Shqipërisë, e cila në një raport të fundit ka treguar që interesi mesatar I kredive të reja për muajin maj kanë shënuar një rritje në 7.27% nga 5.25% që ka qenë më parë.
Sipas specialistëve në këtë shtrenjtim ka ndikuar rritja e interesave në huat afatshkurtra të cilat brenda këtij muaji pësuan një rritje më 1.6% por jo vetëm, dhe huat mbi 5 vite kanë pësuar një rritje në 2%
Kundrejt kësaj rritje në kreditë në monedhën vendase, me ato në euro ka ndodhur e kundërta . Në muajin maj ato shuan një rënie ku interesi I saj preku shifrat e 4.7%.
Muaji maj nuk ka qenë negative vetëm për interesa e kredive të vogla por dhe për kredit e bizneseve, tek të cilat pati një rënie me 854milionë lekë në krahasim me muajin prill.

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049