INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rriten kontrollet kufitare gjermano-austriake

Rriten kontrollet kufitare gjermano-austriake

Publikuar më: 10:32 02-06-2018
Policia federale austriake dhe ajo gjermane si dhe policia e landit të Bavarisë kanë nisur për herë të parë që nga 1 qershori kontrollet me patrulla treshe në zonën kufitare mes të dy vendeve. Policia federale austriake dhe ajo gjermane duan të zhvillojnë kontrolle të përbashkëta edhe në vendkalimin kufitar Austri-Itali Brenner. Bilanc i parë i këtyre aksioneve të përbashkëta do të bëhet pas tre muajsh.
Në zonat kufitare është e rëndësishme të koordinohen masat në mbarë vendin, tha zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë Federale në Mynih, Thomas Borowik, lidhur me fillimin e kontrolleve. Kufitarët do të kontrollojnë intensivisht sidomos trenat e mallrave. 
"Ne duam t'i parandalojmë në një fazë të hershme hyrjet e rrezikshme ilegale me trena mallrash që të parandalojmë aksidentet", tha Borowik. 
 
Udhëtarët ilegalë fshihen kryesisht midis rimorkiove ose në rimorkiot e kamionëve që kalojnë Brennerin.
 
Në zonën Shengen të 26 vendeve evropiane kontrollohen zakonisht vetëm kufijtë e jashtëm. Por që nga kriza e refugjatëve në vitin 2015, Gjermania dhe vendet e tjera kanë rivendosur kontrollet në kufijtë e tyre të brendshëm. 
Arsyet që japin shtetet si Gjermania, Austria, Franca, Danimarka, Suedia apo Norvegjia, që nuk është anëtare e BE-së, janë kalimi i paligjshëm i refugjatëve nga një shtet në shtetet e tjera të Shengenit dhe kërcënimi nga terrori. 
 
Article Logic
Execution time: 0.0032539367675781