INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rriten me 12% dërgesat e emigrantëve për vitin 2016

Rriten me 12% dërgesat e emigrantëve për vitin 2016

Publikuar më: 11:24 25-05-2017


Më në fund ditë të mira për dërgesat e emigranteve shqiptarë, në familjet që kanë lënë në atdhe.

Pas krizës ekonomike që përfshiu Eurozonën dhe la pa punë shumë emigrantë shqiptarë, ne vendin tone u ndje ulje drastike e remitancave, qe përbëjnë dhe 70% të prodhimit kombëtarë të ekonomisë.

Por ekspertet pohojne se vitin e kaluar remitancat kane njohur një përmirësim të dukshëm.

Sipas bankës së Shqipërisë ne 2016, emigrantet shqiptarë kanë dërguar në Shqiperi 316 milonë euro, pra 12% më shumë se sa niveli minimal i regjistruar në 2013-n.

Të ardhurat e emigrantëve për shumë familje në Shqipëri janë i vetmi burim i të ardhurave dhe e vetmja mundësi për mbijetese.

Dërgesat e remitancave arritën kulmin në vitin 2007, kur shifra që u regjistrua ishte 951 milionë euro, por pas krizës që përfshiu eurozonën veçanërisht Italinë dhe Greqinë, të ardhurat u rrudhën vit pas viti duke arritur minimumin në vitin 2013, në 547 milionë euro.

Article Logic
Execution time: 0.0038690567016602