INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rriten me 2.8% çmimet e produkteve të konsumit

Rriten me 2.8% çmimet e produkteve të konsumit

Publikuar më: 11:41 10-02-2017

Shënojnë rritje me 2.8% çmimet e produkteve të konsumit përgjatë muajit janar.

Sipas eksperteve të Bankës së Shqipëris, pritet që kjo rritje të na shoqëroj për gjatë vitit për shkak të faktorëve të brendshëm.

Këto rritje të cmimeve pritet të ndikojë negativisht në buxhetin e familjeve të cilat do tu duhet të shpënzojnë më shumë për ushqime.

Raporti i Plotë i BSH

Sipas raportit të BSH, rritja ekonomike për vitin 2016 pritet të arrijë në 3.3%. Politika monetare pritet që të mbetet e pandryshuar deri në tremujorin e katërt 2017.

Në raport thuhet:

Ekonomia shqiptare ka shfaqur shenja zhvillimi gjatë vitit 2016. Aktiviteti ekonomik ka vijuar që të zgjerohet, inflacioni po i afrohet gradualisht objektivit, tregjet financiare janë të qeta dhe kushtet e financimit të sektorit privat janë përmirësuar. Politika monetare stimuluese e Bankës së Shqipërisë ka luajtur një rol parësor në nxitjen e kërkesës së brendshme, në fuqizimin e rritjes ekonomike dhe në vendosjen e inflacionit në një trajektore konverguese me objektivin e saj.

Informacioni i ri ka rezultuar në përgjithësi në një vijë me pritjet tona dhe përditësimi i parashikimeve afatmesme ka konfirmuar trajektoret e pritura për rritjen ekonomike dhe inflacionin. Banka e Shqipërisë pret një përmirësim të mëtejshëm të rritjes ekonomike në afatin e mesëm. Kjo do të krijojë kushtet për rritjen dhe kthimin e objektivit në inflacion brenda 2018-ës.

Këshilli i Mbikëqyrjes gjykon se intensiteti aktual i stimulimit monetar është i duhuri për të arritur objektivin e inflacionit në afatmesëm. Këshilli Mbikëqyrës vendosi që të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 1.25%, të mbajë të pa ndryshuar normën e depozitës një ditore, 0.25%, dhe atë për kredinë një ditore 2.25%. Bazuar në informacionin e disponuar dhe pritjen për të ardhmen, Këshilli i mbikëqyrjes gjykon se intensiteti i stimulit monetar nuk do të ulet përpara tremujorit të katërt të 2017-ës.

Inflacioni mesatar vjetor shënoi vlerën 1.9% në tremujorin e katër të 2016-ës, duke mbetur në nivel të ngjashëm me atë të tremujorit të kaluar. Në muajin dhjetor inflacioni shënoi vlerën 2.2%. Rritja e inflacionit gjatë gjashtëmujorit të dytë ka reflektuar presionin nga lëvizjet e brendshme inflacioniste, si pasojë e përmirësimit të kërkesës agregate, si dhe të dobësimit e presioneve të huaj deflacioniste.

Sipas të dhënave të INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) rezultoi me një rritje reale vjetore prej 3.1% në tremujorin e tretë të vitit 2016. Rritja ekonomike kryesisht është mbështetur nga aktiviteti i sektorit të shërbimeve. Sektori prodhues dhe gjithashtu kontribut pozitiv, i mbështetur nga ndërtimi dhe bujqësia.

Inflacioni parashikohet që të shënojë vlerë mesatare prej 2.3% gjatë 2017-ës.

Article Logic
Execution time: 0.0033490657806396