Në prag festash të gjithë mendojnë për një tryezë sa më të pasur, po këtë vit mbase për shumë do të mungojnë një pjesë e frutave. Për faktin se ato janë rritur me 20.8%. Këtë e fakton INSTAT, ku dhe nxjerr rezutatin duke e krahasuar me çmimet e të njëjtës periudhë vitin e shkuar. Edhe pse ekspertët e tregut pohojnë se shkak për rritjen e çmimeve është bërë mungesa e prodhimit në masë të disa llojeve si agrumet apo dhe rrushi është bërë motit ekstrem herë i thatë e herë shumë i lagësht. Po gjithësesi shumë nga ne e dimë, që tregëtarët rritin artificialisht çmimet për festa dhe kjo mund të jetë arsyeja tjetër.