INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rriten pagat e punonjësve të policisë [VIDEO]

Rriten pagat e punonjësve të policisë [VIDEO]

Publikuar më: 13:40 09-03-2017

Pagat e punonjëseve të policisë do rriten nga 10 deri në 50%. Kështu ka lajmëruar Ministri i Brendshëm Tahiri në një mbledhje me policinë e shtetit.

Gjithashtu ai lajmëroi dhe për vendimin e fundit që ka miratuar qeveria që nëse punonjësi të policisë i shkatrrohet prona për shkak të detyres, shteti merr përsiper dëmshpërblimin e saj.

“Unë mora detyrën kur kjo qeveri nisin punën dhe pashë që punonjësit e policisë ishin lënë në mëshirë të fatit, përsa i përket nga uniformat por edhe pagat. Shqetësimi kryesor ishte ana financiare. Një punonjës policie ka një punë të vështirë dhe sakrifica të mëdha me familjen. Punonjësit e policisë ishin të pa vlerësuar për punë që bënin. Kjo nuk ishte vetëm çështje financiare por dhe dinjiteti. Një ndër plagët më të rëndësishëm ku filluam të vinim dorën ishte t’i jepnim 11 mijë punonjësve të policisë dinjitetin. Në vitin 2014 ne rritëm me 25% të pagave dhe sidomos për ata që punojnë janë në terren dhe vendosëm që drejtorit të policisë të mos i rritej paga dhe punonjësve në terren t;i rrisnim pagën. qeveria mori një vendim tjetër duke vendosur taksën progresive sepse një punonjës policie nuk mund të paguante më shumë taksa sesa e prori i tyre dhe sesa ministri apo kryeministri dhe kjo u përkthye në rritje pagash. Në mars të këtij viti nisi rritja e pagave për 11 mijë punonjës policie. Qeveria e kaluar jo vetëm që nuk i rriti, por i uli". tha Tahiri

 

Article Logic
Execution time: 0.0039608478546143