Një grua ka mbetur e plagosur nga bashkëshorti i saj.
Ngjarja është regjistruar ditën e sotme në Patos, ku 53-vjeçari Arben Hoxha ka goditur me thikë 52 – vjeçare L.Hoxha.
Ajo është dërguar menjëherë drejt spitalit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia shoqëroi 53 – vjeçarin Hoxha dhe po kryen veprimet për arrestimin e tij, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje