INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rriten sërisht kreditë e këqia, shkojnë në 18.9%

Rriten sërisht kreditë e këqia, shkojnë në 18.9%

Publikuar më: 10:14 06-05-2016

Në tremujorin e parë të vitit 2016, kreditë e këqija u rritën në 18.9% nga 17,7% që ishin në fund të vitit 2015.

Sistemi bankar në 2015 fshiu nga bilancet 26 miliardë lekë kredi të humbura dhe për këtë arsye pati një ulje të nivelit të kredive me probleme.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, janë 35 kompani të mëdha që zotërojnë pjesën më të madhe të kredive të këqija në sistemin bankar me rreth 65%. Huatë e humbura, për të cilat bankat nuk kanë më shpresë arkëtimi dhe ranë në 52 miliardë lekë në fund të 2015, nga 66 miliardë lekë që ishin në tremujorin e tretë të të njëjtit vit.
Banka e Shqipërisë kërkon nga bankat e nivelit të dytë që fitimi të mos shpërndahet, por të kapitalizohet, për tu fuqizuar më tej gjendja e sistemit financiar.

Article Logic
Execution time: 0.003554105758667