INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rriten shifrat, shkon në 304 numri i të prekurve nga CORONAVIRUS në Shqipëri!

Rriten shifrat, shkon në 304 numri i të prekurve nga CORONAVIRUS në Shqipëri!

Publikuar më: 12:36 03-04-2020

Ka arritur në 304 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 27 raste të reja. Shifrat janë bërë publike sot Ministria e Shëndetësisë, teksa raportoi mbi testimet e fundit që janë bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.

Një ditë më parë numri i të prekurve me virusin në vend ishin 277 persona, ndërkohë që numri i të vdekurve u rrit në 16. Rastet më të shumta janë regjistruar në qytetin e Shkodrës.
“Në 24 orët e fundit janë testuar 112 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 27 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 2031 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 304 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 13 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 89”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Kavajë, Lezhë, Mirditë dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 146 raste
– Durrës 32 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 8 raste
– Fier 25 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 22 raste
– Lezhë 11 raste
– Berat 1 rast
– Has 8 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Article Logic
Execution time: 0.0023431777954102