INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rriten shifrat! Shkon në 89 numri i të prekurve me CORONAVIRUS në Shqipëri!

Rriten shifrat! Shkon në 89 numri i të prekurve me CORONAVIRUS në Shqipëri!

Publikuar më: 13:04 22-03-2020

Janë konfirmuar 13 raste të reja me Koronavirus në vendin tonë, duke e çuar numrin në 89 të prekur. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, informon mbi situatën e COVID-19 në Shqipëri. “Në vijim të komunikimit të përditshëm ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 33 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19:
– 8 qytetarë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi dhe 3 qytetarë nga Korça.

Deri në këto momente janë testuar 804 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 89 raste.
Nga totali i rasteve të konfirmuara, 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra. Mosha mesatare e totalit të rasteve pozitive është 48 vjeç. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si më poshtë

• Tiranë 63 qytetarë
• Durrës 6 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 8 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 3 qytetarë
• Korçë 3 qytetarë

Kujtojmë se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë shëruar, duke rezultuar negativë pas testeve të kryera.

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328