INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rriten temperaturat, ja si do të jetë moti ditët në vijim

Rriten temperaturat, ja si do të jetë moti ditët në vijim

Publikuar më: 19:38 23-08-2017

Ditët e fundit të gushtit duket se do të përshkohen nga një mot i kthjellët dhe me temperatura të larta. Duke filluar nga nesër, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale. Meteoalb njofton se dita e enjte do të jetë me mot të kthjellët, ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare.

“E ENJTE: Bregdeti dhe zonat e ulëta mbeten me mot të kthjellët ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore. Edhe pasditja vijon e kthjellët në ultësirën perëndimore dhe zonat jugore por vranësira të lehta do ketë në zonat malore. Era mbetet problematike pas mesditës duke arritur shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore, më e ndjeshme gjatë mesditës”. 

Article Logic
Execution time: 0.0036189556121826