INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rriten vdekjet me shkak kequshqyerjen

Rriten vdekjet me shkak kequshqyerjen

Publikuar më: 09:30 06-07-2017

Ushqyerja me ushqime jo të shëndetshme ka rritur ndjeshëm numrin e të sëmurëve në vend për pasojë dhe vdjekjet. Diabeti dhe sëmundjet e tjera endokrine, ato të gjakut dhe uro-gjenitale kanë shënuar rritje të shpejtë vitet e fundit. Sipas të dhënave të INSTAT një vit më parë 299 persona humbën jetën nga diabeti dhe sëmundjet endokrine në krahasim 135 persona në 2015-en dhe rritja është 122 për qind. Ekspertët e shëndetit në Shqipëri identifikojnë tre faktorë kryesorë të rrezikut për barrën e sëmundshmërisë. Faktori i parë lidhet me  rreziqet  që vijnë nga dieta ushqimore, i dytë është hipertensioni arterial dhe i treti duhanpirja. Aktualisht, faktorët e stilit të jetesës përbëjnë mbi 70%të barrës totale të sëmundshmërisë.
Ministria e Shëndetësisë analizoi se gjatë dy dekadave të fundit, niveli i vdekshmërisë për shkak të mbipeshës dhe obezitetit është rritur më shumë se dy herë. Në veçanti, niveli i vdekjeve nga sëmundja ishemike e zemrës është rritur 2.5 herë, ndërsa niveli i vdekjeve nga diabeti është trefishuar.

Article Logic
Execution time: 0.003532886505127