INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet çmimi i karburanteve

Rritet çmimi i karburanteve

Publikuar më: 16:59 03-01-2017

Tregtaret e karburanteve nuk kane pritur me gjate se sa ditet e para te ketij viti per te rritur cmimin e gazit. Nga nje vezhgim qe beri kamera e In Tv neper pikat e shitjes ne Tirane, gazi po tregtohet me 55 – 60 leke per liter nga 42 apo 45 qe ka qene ne Dhjetor. Tregtaret kane reflektuar keshtu menjehere rritjen e akcizes per gazin me 8 leke per liter edhe pse keto jane furnizime te periudhes kur akciza nuk ishte rritur.  

Përkrahë shtrenjtimit të gazit rritje ka pesuar edhe çmimi i naftës. Nga 170 lekë që ka qënë në Tiranë e gjen edhe me 178 lekë.

Specialistet thonë që kjo rritje e çmimeve lidhet me shtrenjtimin e naftës në tregun e jashtëm, por edhe këtu ka shteg per abuzime pasi ne vendin tone reflektohet menjehre rritja e tregjeve boterore nderkohe qe nuk ndodh e njejta gje me uljen e cmimit.

Sipas Global Petrol Price Shqipëria ka karburantin më të shtrenjtë në rajon dhe ndër më të shtrenjtët në Europë dhe kjo është për shkak të taksave të larta që operatorët kanë.

Article Logic
Execution time: 0.002161979675293