INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rritet çmimi i naftës/Konsumatorët ankohen edhe për cilësinë e karburantit[VIDEO]

Publikuar më: 12:51 02-10-2018

Prej dy ditësh çdo konsumator është përballur me rritjen e çmimit të naftës në pikat e karburanteve. Për një litër çmimi është rritur me të paktën 5 lekë, çka ka rënduar xhepat e konsumatorëve shqiptarë. Për IN News drejtuesit e automjeteve pohojnë se sot naftën e kanë blerë me 174 lekë, madje në disa pika edhe më shtrenjtë.

‘’Me 174 e bleva’’, tha një nga ata.
‘’Nuk e përballojmë dot, unë kam shumë lëvizje’’, pohojnë dy drejtues të tjerë mjetesh.
Por si të mos mjaftonte çmimi i lartë i karburantit, drejtuesit e makinave gjithashtu ankohen edhe për cilësinë e saj. Sipas tyre cilësia lë mjaft për të dëshiruar duke kërkuar nga instancat përkatëse të kryejnë më shumë kontrolle për këtë produkt.

‘’Cilësia, copë-copë’’ pohon një tjetër.

Rritje e çmimit me 5 lekë për litër, ka filluar nga dita e djeshme, duke arritur dhe në 182 lekë/litër. Ky është shtrenjtimi i dytë brenda një periudhe të shkurtër kohore. Vetë pikat e tregtimit të karburanteve e justifikojnë rritjen e çmimit me atë të bursës. Por realisht në Shqipëri rritja e çmimit të bursës reflektohet menjëherë, gjë që nuk ndodh me uljen e tij.

Article Logic
Execution time: 0.003666877746582