INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet çmimi i naftës në tregje, barrë e rënduar ekonomike

Rritet çmimi i naftës në tregje, barrë e rënduar ekonomike

Publikuar më: 08:46 02-10-2018

Për çdo përdorues të automjeteve është rritur barra financiare për karburantin. Sipas të dhënave çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje me 5 lekë për litër, duke filluar nga dita e djeshme. Në pikat e tregtimit një litër naftë tregtohet tashmë me 182 lekë dhe një litër benzinë me 183 lekë, nga 177 dhe 178 lekë që shiteshin përkatësisht më parë.

Ky është shtrenjtimi i dytë brenda një periudhe të shkurtër kohore. Në mes të muajit maj, karburanti u rrit me 5 lekë për litër (mesatarisht nga 171-172 lekë arriti në 176-177 lekë).
Për të dyja rastet, operatorët e tregut pohojnë se arsyet lidhen me shtrenjtimin e naftës në tregjet ndërkombëtare. Në maj, nafta arriti në 80 dollarë për fuçi, ndërsa aktualisht ajo është rritur më tej në 84.3 dollarë për fuçi.
Në bursat ndërkombëtare, nafta ka arritur tashmë në nivelet më të larta që prej vitit 2014, pasi sanksionet e SHBA-së për Iranin do të hyjnë në fuqi në 4 nëntor dhe një marrëveshje tregtie në Amerikën e Veriut nxiti perspektivën e rritjes ekonomike. Por ajo që bie në sy në tregun shqiptar është se rritja e çmimit në karburanteve në burse reflektohet menjëherë edhe në tregun me pakicë. Por nuk ndodh e njëjta gjë kur çmimet në bursë pësojnë ulje të çmimit, pasi ato ose nuk reflektohen ose reflektohen me shumë vonesë në tregun shqiptar.

Article Logic
Execution time: 0.0036141872406006