INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet çmimi i ujit në disa qytete

Rritet çmimi i ujit në disa qytete

Publikuar më: 12:49 12-04-2019

Banorët e Gjirokastrës, Poliçanit dhe Delvinës do të paguajnë më shtrenjtë ujin e pijshëm. Enti Rregullator i Ujit ka miratuar rritjen e tarifave për këto qytete, duke pranuar kërkesën e shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve. Më konkretisht në Gjirokastër tarifa e ujit për abonentët familjarë bëhet 46 lekë/m3 nga 43 lekë/m3 që ishte aktualisht, ndërsa për bizneset rritet me 8 lekë, duke shkuar në 138 lekë/m3.

Në Poliçan tarifa e ujit shkon në 50 lekë/m3 për familjarët duke u rritur me 13 lekë/m3, ndërsa për bizneset rritja është me 15 lekë/m3, duke shkuar në 110 lekë/ m3. Ndërkaq, në Delvinë tarifa është rritur me 10 lekë për familjarët dhe 20 lekë për bizneset. Por, paralelisht me këto qytete edhe 10 aplikime të tjerë janë në shqyrtim nga Enti Rregullator i Ujit, ndërkohë që më herët kreu I këtij dikasteri Ndriçim Shani ka deklaruara se ka hapësira që lejojnë rritjen e tarifave.

Article Logic
Execution time: 0.0019800662994385